STRATEGJIA KOMBËTARE PËR ZBATIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE.
Qëllimi i Qeverisë Shqiptare në fushën e Pronësisë Intelektuale (PI) është të stimulojë zhvillim ekonomik, shkencor dhe kulturor në vend, të sigurojë një funksionim të përshtatshëm të tregut të brendshëm duke vendosur ekuilibrin e duhur ndërmjet të drejtave të pronarëve të objekteve të Pronësisë Intelektuale dhe interesave të përdoruesve si dhe të forcojë sistemin e regjistrimit të objekteve të PI-së.
Në të njëjtën linjë me politikat e qeverisë është edhe qëllimi i Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2016-2020, miratuar me VKM nr. 527, datë 20.07.2016.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale duke qenë në rolin e Sekretariatit Teknik të monitorimit dhe zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2016-2020 ka luajtur një rol tepër aktiv në përmbushjen e indikatorëve brenda afateve të përcaktuara edhe nga institucionet e tjera.
Në vijim do të gjeni strategjinë për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale për periudhën 2016-2020.
Strategjia përbëhet nga kapitujt:
- Kushtet aktuale
- Vizioni dhe objektivat strategjikë
- Politikat
- Llogaridhënia dhe monitorimi
- Plani i veprimit
- Anekse
Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:
Strategjia 2016 – 2020